Pse recetat e IT-së së zyrës nuk funksionojnë në fabrikë
Në zyrë vlen: patch, ristartim, në rast nevoje ndërrim i pajisjes. Në prodhim nji kontroller shpesh punon dhjetë ose njizet vjet — me softuer për të cilin nuk ka ma update, në makina që nuk guxojnë thjesht me u ndalë. Nji antivirus në PLC nuk asht opsion. Prandaj siguria OT punon ndryshe: ajo e vëzhgon rrjetin, në vend që me ndërhy në pajisjet fundore, dhe i mbron sistemet e vjetra tue e kontrollue rrethinën e tyne — kush guxon me folë me kë, dhe kush me siguri jo.

